Një person është lënduar nga eksplozivi që shpërtheu mbrëmë në një banesë në Daljan të Ohrit.

Pas shpërthimit, në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i Njësitit territorial kundërzjarrit e cila e ka shuajtur zjarrin. Poashtu në vendngjarje ka arritur edhe policia për inspektim, e cila ka vlerësuar se bëhet fjalë për eksploziv të bombolës së prishur të gazi.

Përndryshe, i lënduari është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore.