Shqipëria me fitore e mbylli vitin 2017. Kombëtarja jonë në ndeshjen e fundit të këtij viti në kontrolluesen e zhvilluar në Antalia me rezultatin 3:2 e mundi Turqinë. Tash trajnerit Panuci dhe futbollistëve të kombëtares kuqezi, iu mbetet të presin shortin për ndeshjet e Ligës së Kombeve, përmes të së cilave do kërkojnë kualifikim në Euro 2020. Trajneri Panucci në këtë ndeshje kontrolluese bëri plotë 5 zëvendësime, me çrast iu dha gjasa edhe prurjeve të reja. Kjo ishte mënyra më e mirë për të përfunduar një vit të mirë për përfaqësuesen më të mirë shqiptare.