Një numër i madh i qytetarëve të Kumanovës, të cilët në zgjedhjet e fundit lokale votuan listën për këshilltar të LSDM-së, dhe këshilltaren e vetme shqiptare nga rradhët e ksaj partie Hana Xheladini e cila mori pothujse 2000 vota shqiptare,tani ndihen të zhëngjyer dhe të mashtruar.

Sipas tyre, edhe pas 6 muajve sa është në pushtet me partinë e saj, nuk ka arritur asnjë rezultat në realizimin e premtimeve të bëra në fushatë zgjedhore dhe për këtë arsye tani vazhdimisht u shmanget takimeve me votuesit.

Ajo madje as edhe 1 herë nuk ka marrë fjalë në Këshillin Komunal për dallim nga kandidatët tjerë shqiptar të cilët janë të zëshëm në çdo seancë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptar.

“Hajr dhe të mira ka vetëm për atë dhe një njerëzit rreth saj, kurse neve as telefonin nuk na i hapin” – thekson një qytetar i revoltuar.

Nga ana tjetër shumë qytetarë të Kumanovës, e veçanërisht pjesët rurale si Rramanlia, Çerkezi, Llopati, Sopoti, Kojnarja, Vojnoviqi, Lagja e trimave, Dardaina shprehen se presin më shumë rezultate, veçanërisht në zgjidhjen e problemeve të tyre infrastrukturore dhe ekonomike.