Shkruan Lulzim Aliti
Në zgjedhjet e 11 Dhjetorit shqiptarët dolën me subjekte të reja në skenë duke pasur mundësi zgjedhjeje se cili mund të përfaqëson denjësisht kauzën e shqiptarëve në këto troje të ozurpuara nga krajlit e ish jugosllavisë.

Arsyeja e daljes të subjekteve të reja ishte pikërisht që të dobësojn pozicionet e Bdi-së.
Të gjitha subjektet e reja gati se kishin të njejtën arsye target i tyre ishte Bdi!!!
E qartë ishte edhe fakti që Bdi ishte fajtori kryesor i gjendjes së mjerueshme të shqiptarëve ne Maqedoni.

Duke e pasur të qartë subjektet e reja se pa bashkim nuk mposhtet Bdi, ata filluan të bisedojnë rreth bashkimit të tyre në një platformë të përbashkët , por ja që kjo nuk ndodhi shumica e subjekteve të reja u tubuan në Aleancën për Shqiptarët ndërsa L.Besa nuk e gjeti veten aty, arsyet pse kjo Lëvizje nuk e gjeti veten aty i di populli arsyet por edhe duhet të dalin ti tregojn vet ato!!!

Pas asaj ndodhën shumë gjëra ku shqiptarët nuk mundeshin të dakordohen arsye kjo për një alibi më tepër për Vmro-në dhe Ivanovin për inskenime të reja për ta ruajtur pushtetin.
Nga gjithë këto inskenime target i bishave maqedonase ishte Ziadin Sela!!!!

Erdhi momenti i formimit të qeverisë duke pasur parasyshë që me pjesmarrjen në qeveri dëmtohen pozicionet e Bdi-së dhe u minimizohet forca politike Lëvizja Besa zgjodhi të mbetet në opozitë me Vmro-në dhe Pdsh-në.
Duke ia mundesuar Bdi-së disa pozicione më tepër në qeverinë e re.
Kjo situatë e këtillë nënkupton se target i L.Besa nuk ka qenë dobësimi i Bdi-së se sikur të ishte do tia përgjysmonte forcën qeverisëse!!!

Por si pikësynim kishte zgjedhjet lokale duke dashur që me këtë retorik tia paqartëson popullit situatën momentale dhe duke u munduar që të përfitoj në rejtingun e vetë!!!
Dmth prap synimi kryesorë i ktyre është pushteti por tani pushteti lokal dhe jo dobësimi i pozicioneve të Bdi-së e cila më tepër se një dekadë nëpërkëmbi Shqiptarët!