“90 për qind e dasmave të mikeshave të mia, ku kam qenë janë martuar sepse ose kanë qenë shtatzënë ose kanë pasur partnerët emigrantë’!

Kjo ka qenë deklartata e çuditshme, që zgjoi ndjekësit e Top Channel këtë mëngjes në Wake Up me gazetaren Fjodora Fjora.

E ftuar për një temë që kishte në fokus marrëdhëniet në çift, ku partnerët jetonin në shtëpitë e veta, – nuk preferonin bashkëjetesën, Fjodora ndau shumë nga pikëpamjet e veta, të cilat në fakt sillnin vetëm ngjarjet e saj.

Pasi nëse do të ishte kështu realiteti që na rrethon, ku në Shqipëri martohen vetëm pasi mbeten shtatzënë, apo vetëm ata që janë emigrantë, atëherë shoqëria shqiptare do të ishte në një krizë të vërtetë sociale.