Arsim Selmani

Kur hyri në skenën politike, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk dinte as të flasë e as të shkruajë bukur, mirëpo shqiptarët i besonin.

Ai filloi të shkruajë dhe të flasë bukur përafërsisht pasi ndodhi afera Telekom, mirëpo që atëherë fjalimet e tij dhe letrat e hapura që i shkruan janë gjithnjë e më të pabesueshme për shqiptarët.

Një letër të hapur për opinionin Ahmeti e ka shkruar edhe dje. Letra ishte e shkruar shumë bukur (nëse e ka shkruar vetë?). E shkruar edhe në emër të BDI-së edhe në emër të U:K-së. Mirëpo reagimet ndaj kësaj letre të bukur janë mjaft të shëmtuara. Për shembull prej 40 e tepër komenteve ndaj kësaj letre të publikuar në Gazetën Lajm, vetëm dy a tre ishin të përmbajtura. Më bëri përshtypje se gjithë komentet tjera ishin negative. Më së shumti më bëri përshtypje komenti: “Zotëri Ahmeti, e ke harxhuar kreditin e luftës, tani shko kërko kredit në bankë”.