Kufiri i Bllacës është kufi i cili lidh më së shumti shqiptarët e Mqedonisë dhe Kosovës. Për të kaluar nga njëra anë në tjetrën në pikën kufitare të Maqedonisë duhet me prit mbi 2 orë që të kalon në anën tjetër. Një qytetarë i Maqedonisë i cili udhëton gati çdo javë në adresë të TetovaSot ka dërguar fotografi se si bëhet radhë e madhe e veturave në kufirin e Bllacës për të kaluar në Kosovë.

“Ja gati do bëhen 2 orë dhe une ende në veturë po ri, nuk e kuptojë pse policia maqedonase ka shumë pak sportele dhe shumë kontrolle të mdhaja po ban” shprehet për TetovaSot qytetari i cili ka marë rrugën për në Kosovë duke çuar edhe selame deri tek zv/ministri i policiës, Agim Nuhiu.

Ndryshe kufijtë ku duhet të kalojnë shqiptartë gjithnjë ka pengesa dhe kontrolle më të repta se në kufijtë tjerë.