Një shtetas shqiptar është arrestuar në Selanik nga policia greke duke transportuar lëndë narkotike. Autoritetet kishin marrë informacione për këtë trafik droge dhe ishin vënë në ndjekje të automjetit.
Policia ka thene se gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy pako me 2.1 kg kanabis sativa.
Kliko per me shume info
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shqiptar 38 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Të arrestuarit iu sekuestruan edhe 150 Euro dhe celulari.
Hetimet po vazhdojne për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.