Përderisa një tjetër fitore për Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm duket të jetë e pashmangshme sikur Manchester City të ngre trofeun e Premierligës në muajin maj, por ai do të ketë shtatë kundër kandidatë që konkurrojnë për të parandaluar që 65-vjeçari të bëhet udhëheqësi më jetëgjatë në shërbim të vendit që nga Joseph Stalin.

Putin ndihet i rehatshëm pasi sondazhet atë e kanë ranguar në 80% për të siguruar mandatin e katërt, duke i shërbyer kështu shtetit rus dy mandate katërvjeçare ndërmjet viteve 2000 dhe 2008 dhe më pas duke u bërë president në vitin 2012.
Pra, kush do të ishte mjaft i guximshëm për të dalë kundër tij në garën e Kremlinit? Kush mund të besonte se ata kanë një shans për një fitore shoku më 18 mars? “Sky News” ka analizuar profilet e pretenduesve që sfidojnë Putinin, transmeton Periskopi.
Sergei Baburin

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 shënojnë një kthim në politikë për Baburinin, 59 vjeç, i cili mori një pushim nga jeta publike pasi nuk arriti të siguroj një vend në parlament në vitin 2007.

Ai është rikthyer pothuajse tre deklara pasi kishte qenë një lojtar kryesor në politikën ruse – ai kundërshtoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe ishte lideri parlamentar i cili kishte kundërshtuar politikat e Boris Yeltsin në vitin 1993.

Sergei Baburin has returned to politics after a lengthy absence. Pic: Vitebsk Popular News

Maxim Suraikin

Surakin është një inxhinier dhe është emëruar nga Partia Komuniste e Rusisë. Ai nuk ka përvojë të madhe në politikë, pasi kishte dështuar për t’u bërë guvernator i rajonit të Nizhny Novgorod në vitin 2014. Ai mori vetëm 2% të votave.

Maxim Suraikin – billed as an alternative to the main Communist Party

Vladimir Zhirinovsky

Ai është nominuar nga partia ultra-nacionaliste liberal demokrate, do të garojë kundër Putinit, pasi ai gëzon përkrahjen e partisë së tij për shumë vite. Ai është një figurë politike kontraverse që njihet për deklaratat e tij ksenofobike, dhe nxitjen e dhunës politike.

Vladimir Zhirinovsky is the oldest candidate in the race

Boris Titov

Titov garon për herë të parë në zgjedhjet presidenciale, dhe është nominuar nga partia konservatore pro-biznes. Ai është një avokat i fuqishëm për bizneset, duke pasur një karrierë të suksesshme që merret me kimikate dhe plehra, dhe ka bërë fushatë për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për firmat anembanë vendit.

Boris Titov is a successful businessman

Ksenia Sobchak

Sobchak është e vetmja grua që do të garojë në zgjedhjet presidenciale ruse. 36-vjeçarja është figura e 10 më e njohur sipas Forbes të vitit 2017 – ajo thotë se është lodhur nga Putin, dhe është e gatshme të shohë ndryshime liberale në politikën ruse.

Ksenia Sobchak – hat chance could a TV personality have in a presidential election?

Pavel Grudinin

Grudinin është kandidat i Partisë Komunisë, pavarësisht se është pronar i një biznesi të pasur, ai e thotë hapur se është krenar për pasurinë e tij. 57-vjeçari është një milioner, pasi ka grumbulluar pasurinë e tij duke shërbyer si drejtor i një ferme të suksesshme të lulushtrydheve. Deri në vitin 2010 ishte një anëtar i Rusisë së Bashkuar – partia kryesore e Kremlinit.

Wealthy business owner Pavel Grudinin is running for the Communist Party…

Grigory Yavlinsky

Yavlinsky kishte garuar kundër Putinit më parë, saktësisht në vitin 2000, kur mori rreth 6% të votave. Që atëherë ai ka denoncuar politikat e Kremlinit dhe ka kritikuar rregullisht presidentin, duke bërë thirrje për më shumë liri politike për popullin e vendit dhe një ekonomi më liberale.

Grigory Yavlinsky has run against Mr Putin before

Ai e konsideron veten një ekspert ekonomik dhe është i popullarizuar në mesin e votuesve liberalë të moshës së mesme dhe të moshuar në qytetet e mëdha ruse, por në përgjithësi baza e tij mbështetëse është e vogël.