Ecolog International dhe Laboratorët Réunis-Luksemburg janë pjesë e progamit të shtetit të
Luksemburgut për testime sistematike ndërkombëtar, i pari i llojit të vet, hartuar nga task
forca e këtij vendi posaçërisht për luftën kundër COVID-19.
Ecolog International dhe Laboratorëve Réunis Luksemburg u është besuar nga Instituti i
Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.
Përveç Luksemburgut, edhe shtete tjera evropiane kanë kontraktuar Ecolog International
për projektet e luftës ndaj pandemisë, ndër to Gjermania, Anglia, Franca etj.
Detajet nga këto projekte akoma nuk dihen, ndërsa në Luksemburg , Ecolog ndërton 17
stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën
ndërkufitare të punës.
Programi i siguron të gjithë popullsisë mundësinë për t’u testuar për COVID-19, çka
konsiderohet një nga mbështetjet më te mëdha dhe zgjidhje në kohë rekorde në luftën
kundër pandemisë.
ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime
mjedisore,teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, i përket
familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, Destani.