Çmimet e derivateve të naftës rriten me një mesatare prej 8.50 për qind, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE).

Çmimi i benzinës “Eurosuper 95” rritet për tre denarë për litër dhe është 57.50 denarë, ndërsa çmimi i benzinës “Eurosuper 98”, Eurodizel (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me 2.50 denarë për litër kështu që “Eurosuper 98” do të kushtojë 59,50 denarë, Eurodizel (DE V) 49.50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 7.50 denarë.

Sipas KRE, çmimi me pakicë mazutit M-1 NS rritet për 3,929 denarë për kilogram në krahasim me çmimin e vendosur me Vendimin javën e kaluar dhe do të arrijë në 23,427 denarë.

“Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditëshe, shënojnë rritje të benzinave me një mesatare prej rreth 23.66 për qind ose 57.200 dollarë për ton, te dizeli rritje me një mesatare prej rreth 16.74 për qind ose 40.900 dollarë/ton, te ekstra vaji i lehtë rritje me një mesatare prej rreth 20. 86 për qind ose rreth 45.800 dollarë/ton dhe te mazuti rritje me një mesatare rreth 19.69 për qind ose rreth 33.900 dollarë/ton, për shkak të së cilës në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është kryer përshtatje adekuate”, shpjegon Komisioni.