Gjykimi për gjyshin e Tamarës nga Velesi, Ljupço Stojanovski, për tentativë vrasjeje ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, përsëri është shtyrë. Seanca e ardhshme është planifikuar për 14 shkurt, përcjell Fol.

Këtë herë, pasi gjykata do të duhet të pret kontrollimin e licencave të ekspertëve, verifikimi i të cilëve është urdhëruar nga Gjykata e Apelit.

Më parë, gjykimi u shty për shkak se avokatët e Todorovit e kundërshtonin ekspertizën mbi gjendjen psikologjike të Stojanovskit. Siç pohohet, licencat e ekspertëve kanë skaduar.

Gjyshi i Tamarës, e cila vdiq në pritje të një operacioni jashtë vendit, gjuajti ndaj ish-ministrit të shëndetësisë më 1 qershor 2017. /Fol/