Kuvendi edhe sot e ka shtyrë interpelancën e ministrit të punëve të brendshme Oliver Spasovski. Në seancën e 68-të të Kuvendit në rend dite, si pikë e tretë ishte paraparë interpelanca.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka thënë se përshkak se Kuvendi sot ka caktuar disa komisione, interpelanca do të shtyhet për ditë tjetër atëherë kur të vendoset për mbledhje koordinative të grupeve parlamentare.

27 deputetë të opozitës kanë parashtruar interpelancë kundër ministrit të brendshëm Spasovski, përshkak se, siç thuhet ministri po e bën punën jo profesionalisht, selektive dhe sipas urdhrave të politikave të tyre partiake si dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.