Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka shtyrë vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite ishin mbi 35.000 amendamente për Ligjin për gjuhët. Fillimi i seancës është shtyrë gjatë tërë ditës.
Seanca, sipas informacioneve nga Kuvendi do të caktohet në mënyrë shtesë.

Informacione zyrtare pse është shtyrë vazhdimi nuk ka. Edhe pse gjatë tërë ditës ka pasur komunikim midis kryetarit të Kuvendit dhe grupeve të deputetëve, nuk është arritur marrëveshje се si të dilet nga situata që e shkaktuan amendamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.