Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistë për TV21 tha se kanë kërkuar të ketë një plan bashkërisht me pronarët e bizneseve që edhe atë t’i tregojnë vërejtjet e tyre se si duhet të punojnë kafieteritë.

“Plani është bërë që distanca mes tavolinave të jetë dy metra apo të ketë barriera ndërmjet tavolinave”, thotë Bujar Osmani.

Ai thotë se tashmë është parë se si disa kafiteri po përgatiten me një mënyrë të tillë.

“Nëse vazhdon ky trend i numrave të ulët të të konfirmuarave, unë mendoj se shumë shpejt do të hapen kafiteritë, me rregullat e reja, që do të thotë largësi prej dy metrave apo barriera mes tavolinave”, u shpreh Osmani.