Sanksionet e caktuara, dënimi me burg, dënimi në para – gjoba ose ndonjë lloj tjetër i masave alternative të caktuara nga gjykata përkatëse për vepra penale të kryera, ekzekutohen kur vendimi me të cilin është caktuar dënimi do të hyjë në fuqi dhe kur nuk do të ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e të njëjtit për shkak të parashtrimit të çfarëdo lloj ankese ligjore. Procesi është urgjent dhe e realizon gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve.

Sipas dispozitave të ligjeve maqedonase për procedurë penale dhe ekzekutim të sanksioneve, gjykimeve dhe vendimeve hyjnë në fuqi kur nuk mund më tej të hidhen poshtë ankesat ose kur nuk janë të lejuara ankesat. Nëse nuk parashtrohet ankesë ose palët heqin dorë nga ankesa, vendimi bëhet i zbatueshëm me skadimin e afatit për ankesë.

Gjykata kompetente për ekzekutimin e sanksioneve është gjykata sipas vendbanimit/vendqëndrimit të personit të dënuar. Sipas Ligjit për ekzekutim të sanksioneve, gjykata e shkallës së parë është e detyruar që ta kryejmë menjëherë, dhe më së voni në afat prej tre ditësh kur vendimi hynë në fuqi. Procedura për referimin e të dënuarve në burg është urgjente.

Gjykata për ekzekutimin e sanksioneve është e detyruar që të ndërmerr të gjithë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e dënimit me burg menjëherë pas pranimit të vendimit ekzekutiv, ndërsa më së voni në afat prej tetë ditësh pas pranimit të tij.

Procedura për ekzekutimin e të gjithë gjykimeve në pjesën e dënimeve e udhëheq gjykatësi për sanksione, person të cilin duhet ta ketë çdo gjykatë themelore. Ai mes tjerash vendos për: