igurisht që gomat vjetërohen me kalimin e kohës nga kushtet e terrenit ku e ngasim makinën. Gomat mund të durojnë deri në 10 vite përdorim, edhe pse shumë prodhues gomash sugjerojnë që ato të ndërrohen me të reja çdo 6 vite.

Mirëpo është interesant të dimë se kur janë prodhuar gomat që i kemi në makinë. Kjo është mirë edhe kur blejmë goma të përdorura të dimë vitin e prodhimit të tyre.

Në shembullin e mëposhtëm e shihni një kod 3 ose 4 shifror që tregon javën dhe vitin e prodhimit. Kjo gomë në këtë rast e ka kodin 3011, ku 30 do të thotë që është prodhuar në javën e 30, dhe 11 do të thotë në vitin 2011.

qysh me dite sa te vjetra i kemi gomat