Mpiksjet e gjakut janë mënyra natyrale e trupit për të ndaluar gjakderdhjen nga një plagë. Në mungesë të aftësisë së koagulimit të gjakut, një njeri mund të ndërrojë jetë dhe nga gërvishtja më e vogël si pasojë e hemorragjisë! Por jo rrallë herë këto mpiksje gjaku vendosin jetën e një personi në rrezik ! Kur dëmtohet një venë, gjaku mpikset që të mos ketë hemorragji të brendshme, por ndodh që këto mpiskje gjaku të çajnë murin e hollë të enës dhe të lëvizë nëpër trup përmes qarkullimit të gjakut.
1.Vaj ulliri
Përdorimi i vajit të ullirit të virgjër në gatimin tuaj nuk zëvendëson vetëm yndyrën e pashëndetshme me atë të shëndetshme, por furnizon gjithashtu trupin me enzima që parandalojnë mpiksjet e gjakut.
2. Më pak kripë
Askush nuk dëshiron të heqë dorë nga kripë, por Agency for Healthcare Research and Quality pohon se sa më pak kripë të përdorni aq më shumë ulni rrezikun e krijimit të mpiksjeve të gjakut .
3. Lëngu i rrushit të kuq
Flavonoidet që gjenden në rrushin e kuq ndihmojnë gjithashtu në këtë problem.
5. Vitamina E duket se zvogëlon rrezikun e krijimit të mpiksjes së gjakut kur njerëzit detyrohen të mos jenë fiziksht aktivë për shkaq të ndryshme.