Baret dhe restorantet janë hapur për publikun, që do të thotë se ekspozimit ndaj koonavirusit është më i lartë. Dy nga masat më të rëndësishme parandaluese ndaj këtij virusi janë pothuajse të pamundura për t’u zbatuar në bare dhe restorante.

E para sepse është e pamundur të hash apo pish me maskë. E dyta sepse distancimi social është i vështirë të ruhet në hapësira të vogla si shumë bare dhe restorante. Të mos flasim edhe për kamarierët që janë gjithë kohën duke marrë dhe sjellë porosi në çdo tavolinë.

Por si mund ta reduktoni rrezikun ndaj koronavirusit teksa jeni duke ngrënë apo pirë diçka në një bar apo restorant? Përgjigjet e disa prej pyetjeve më të zakonshme do t’ju ndihmojnë.

Nëse kamarierët mbajnë maska, a është kjo e mjaftueshme?

Nëse kamarierët janë të pajisur me masa mbrojtëse, rreziku i përhapjes nga ata është më i ulët. Por klientët mund ta përhapin mes njëri-tjetrit. E mira do të ishte që çdo tavolinë të kishte barrierë xhami apo peçikllazi. Restorantet gjithashtu duhet t’u masin temperaturën klientëve dhe t’i pyesin nëse kanë ndonjë simptomë.

A duhet të kërkoj enë njëpërdorimshe kur ulem në restorant?

Larja e zakonshme e enëve është e mjaftueshme për largimin e virusit, prandaj nuk është nevoja të kërkoni enë plastike njëpërdorimshe. Ndërsa menutë janë paksa më problematike, pasi jo të gjitha llojet mund të dezinfektohen. Por kini parasysh që edhe nëse prekni një sipërfaqe të infektuar, mjafton që të mos afroni duart në fytyrë, hundë apo gojë. Gjithashtu, studimet tregojnë se virusi nuk qëndron gjatë nëpër sipërfaqe. Për të qenë të sigurt, mbani gjithmonë një dezinfektant me vete.

A mund ta marr virusin nga ushqimi në restorante?

Covid-19 është një virus i rrugëve të frymëmarrjes, prandaj rreziku për t’u infektuar nga ushqimi është i ulët. Virusi duhet të hyjë në rrugët e frymëmarrjes për ta shkaktuar infeksionin dhe nuk mund të hyjë nga stomaku apo aparati i tretjes.

A jam më i/e sigurt nëse ulem jashtë?

Po, të ulesh në ambient të jashtëm është zgjedhje më e sigurt.