Zahir Bekiri i njohur me nofkën Çaush ka qenë viktimë e pushtetit të kaluar, kur ai një ditë ishte rrëmbyer nga ish-agjentë të shërbimit sekret DSK, për t’iu montuar rastin i “bombave” të përgjimeve, duke e përfshirë ate se ka marrë materialet nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Këtë rast e ka përshkruar me të dhënat dhe dëshmitë e tij gazetari Zoran Bozhinovski.
Ja storja tmerruese:
“Pas dështimit që në shtëpinë e Zahir Bekiri Çaush t’ia montojnë dhe t’ia hedhin audo-fajlet e përgjimeve… pas përgjimeve, ate e marrin dhe e çojnë në burgun e Idrizovës, me arsyetimin se duhet të vuajë tre muaj burg, për një dënim të stërvjetëruar…Në burg e mbajnë deri në mars 2016, kur me urdhër të Zhivko Pejkovski – Mindzha, drejtori i DSK i asaj kohe, Ljupço Andonov, bashkë me Robertino Acevski dhe Ilço Jovanovski i vendosin një qese në kokë dhe e çojnë në një lokacion të panjohur. Aty i bashkohet edhe prokurori Cvetanovski. Çaush i lidhur me pranga rrihet dhe maltretohet në mënyrë mizore dhe maltretim psiqik më shumë se gjashtë orë. Më i ashpër në maltretimin e tij ka qenë prokurori Cvetanovski.  Maltretimi ka pasuar pasi që Çaush ka refuzuar të bashkëpunojë dhe të pranojë deklaratën e montuar se ai ka pranuar audio-fajlet nga Zaevi dhe Verushevski. Por, Çaush s’ka pranuar, dhe ka duruar gjithë maltretimin. Kur i ka dështuar ky skenarë, ata kanë thirrë avokatin e tij dhe se kanë informuar përmes një procesverbali të falsifikuar se bëhet fjalë për bisedë ligjore informative. Ky tentim skenar i paramenduar i bie në ujë, kur i lajmërohen Miki Vuiçit dhe marrin përgjigje se nuk është në Maqedoni, por në Greqi.

Pas kësaj Çaushin e kthejnë në Idrizovë, ku pas disa ditëve i ngrenë akuzë për vepra penale të inskenuara duke e dënuar me 2,5 vjet burg.  Për tu pastruar nga lëkura e tij dhe për të shpëtuar, Andonov, pas votimit të Qeverisë së re, ditë e natë përmes ndërmjetësuesve i ofrohet Prokurorisë Speciale si dëshmitar i mbrojtur. “, ka shkruar gazetari  Bozhinovski. (INA)