Për SHBA-të dhe kombin shqiptar
Nga Akademik Abdullah Mehmeti


(Kur flet politika dhe diplomacia Amerikane, shqiptarët duhet të heshtin dhe të punojnë për veten e tyre dhe për interesat e saj, siç i mbron ajo me aq përkushtim sa edhe interesat e veta strategjike nëpër botë.)

Çudi, si paska mbetur populli shqiptar nga më të varfërit dhe më të shkelurit, më të katandisurit nëpër botë dhe më të prapambeturit, me gjithë këta dijetarë, analistë, komentues dhe korrigjues të gabimeve të politikës dhe diplomacisë së SHBA, shtetit më të fuqishëm që din ta mbajë nën kontroll tërë rruzullin tokësor, me kontinente kaq shtete, madje edhe kosmosin për aq sa ka arritur dija njerëzore deri më sot.

Kur gjërat janë konkrete dhe realiteti është para nesh i pandryshuar, detyra e çdo shqiptari është ta forcojë atdheun e tij përballë çdo rreziku të mundshëm, jo ta këshillojë atë që ta mbron lirinë, shtetin dhe dinjitetin përballë nëpërkëmbjes, pushtimeve dhe shfarosjes nga të huajit.

Sa kuptoj unë, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike (dhe të tjera) mes shtetit të Kosovës me Serbinë fqinje, të nënshkruar në Vashington më 4 shtator, në praninë e presidentit të shtetit më të fuqishëm të botës, një pjesë e shqiptarëve më tepër reagojnë pavetëdijshëm, si refleksion shqetësimi për fatin e Serbisë, se sa për fatin e shtetit të Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Kur flet politika dhe diplomacia Amerikane, shqiptarët duhet të heshtin dhe punojnë për veten e tyre dhe për interesat e saj, siç i mbron ajo me aq përkushtim sa edhe interesat e veta strategjike nëpër botë.

(6.IX.2020)