Furkan Saliu-gazetari më i guximshëm në vend, ka reaguar ndaj linçimit publik që i është bërë deputetit Fadil Zendeli nga media të afërta me zv/ kryeministrin Artan Grubi.

Deklarata e deputetit se në asnjë variant nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese pa  zëvendësimin edhe të  definicionit fyes  për gjuhën shqipe (20%), si duket ka irrituar maqinerinē propagandistike të z. Grubi , andaj edhe janë përkujdesur nëpërmjet titujve denigruese të linçojnë publikisht deputetin Zendeli.

Në vazhdim reagimin plotë i gazetarit Furkan Saliu:

Vetëm lexojeni titullin.
Po flas prej përvojës personale….
Ndodhitë në Kuvend i ndjek prej vitit 2015. Të gjitha proceset demokratike dhe jodemokratike.
Profesor Fadil Zendeli është deputeti i vetëm i cili skuqet nëse nuk e mban fjalën e dhënë para opinionit.
Zyra e deputetit Zendeli në Kuvend ka qenë zyra më e vizituar kur u bë ndryshimi i emrit.
Deputetët e VMRO DPMNE-së që vendosën të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese nuk pranonin kushtin e Lëvizjes Besa për grafen etnike në letërnjoftime. Të gjithë forcat politike u dakorduan se kjo do të bëhet më vonë. I vetmi që nuk hiqte dorë ishte Fadil Zendeli me arsyetimin e vetëm se e ka dhënë fjalën para shqiptarëve.
Votoi vetëm kur i dhanë garanci të gjithë ambasadorët më të rëndësishëm në vend.
Si gazetar që e njeh punën e shumë politikanëve nga afër, kisha pas dëshirë që të ketë më shumë politikan si Fadil Zendeli. Njerëz që së paku skuqen kur nuk kanë mundësi ta mbajnë fjalën sepse ekzistojnë rrethana ku nuk mundesh vet kundër të gjithëve.
Por së paku duhet të jemi korrekt dhe mos të linçojmë njerëz me tituj si ky.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02YSM3HveUTqScBR5DYsMoMspnV1TWsiBFFTT4BCDxiqhbKvPcjwqXWm3YvRjCpHsfl&id=100010076834178