Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar për nesër protesta. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet.

Qëllimi i protestave mbetet i njëjti, sindikata kërkon që Jugohrom të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohrom-it, sindikata mbronë qëndrimin se Jugohrom edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut.

Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti iu bëri thirrje të gjithë të punësuarve dhe qytetarëve që të ju bashkëngjiten në protestë. Këtë e bëri të ditur vet Amiti duke publikuar lajmërimin në profilin e tij në “Facebook”.