Sindikata e “Postës së Maqedonisë” kërkon rritje të pagës për 10 për qind dhe kthimin e pikës, e cila, sipas tyre është ulur para 12 vitesh. Kërkojnë edhe prolongimin të liberalizimit të tregut postar dhe takim urgjent me kryeministrin për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Përfaqësues të Sindikatës sot në konferencë shtypi theksuan se gjatë disa muajve të kaluar kanë pasur biseda intensive me Këshillin Drejtues të kompanisë, por se nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje përkatëse.

“Kërkesa shumëvjeçare për rritjen e pagave bazohet që mbi 30 vjet për asnjë denar nuk u rritën pagat në “Postën e Maqedonisë”, ndërsa pakënaqësia tek të punësuarit është më e madhe me uljen e vlerës së pikës para 12 viteve”, deklaroi kryetari i Sindikatës, Boro Veligdenov.

Krahas rritjes së pagës, të punësuarit kërkojnë t’u furnizohet edhe veshje pune, e cila, sipas pohimeve të tyre, nuk është furnizuar mbi 10 vjet.

Vlerësojnë se liberalizimi i tregut postar duhet të prolongohet deri në pranimin e shtetit në Bashkimin Evropian me elaborimin se nëse hyhet në këtë proces, në mënyrë plotësuese do të përkeqësoheshin gjendjet e të punësuarve.