Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter që goditi mbrëmë Bosnjën por u ndje në të gjithë Ballkanin është paralajmëruar. Një minutë përpara se të fillonin lëkundjet sizmike qytetarët boshnjakë morën një mesazh për atë që i priste.

Mediat boshnjake raportojnë se janë njoftuar përmes sistemit “ShakeAlert”, i cili ka kohë që përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mundësohet tashmë edhe në Europë.