Duke komentuar gjendjen e rëndë të shëndetësisë në Maqedoni, mjekët shqiptarë që punojnë në klinikat evropiane ironizojnë se shëndetësia në vend është më e sëmurë se sa vet pacientët. Ata sugjerojnë që përveç problemit me mungesën e kuadrit mjekësorë shteti të punojnë edhe për cilësinë e shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve nëpër institucionet shëndetësore.

Me të vërtetë shëndetësia është e sëmurë dhe siç përmendën shumë parafolës por edhe Ministri i Shëndetësisë dhe Ylberi, këtu duhet të bëhet një riorganizim dhe ristrukturim nga A tek Zh. Do jetë një rrugë e vështirë se nuk bëhen punët sot për nesër, por duke iu fut problemit me detaje prej fillimit. Doktorët e rinj po vinë por fatkeqësisht kualiteti i edukimit trajtimit dhe trajnimit është ende nën nivel, këtu mjekë duhet në kualitet jo në kuantitet”- theksoi Florin Ramadani, traumatolog në klinikën e Uelsit  në Austrisë. Unë mendoj se centralizimi i mjekësisë në Maqedoni është një dobësi që duhet ta luftojmë dhe regjionalizimi i saj të bëhet dhe hapja e mundësive që pacienti të jetë më afër shërbimeve mjekësore, është rruga që duhet ta shkelim”- pohoi Omer Xhemaili. kardiolog në Klinikëne kardilogjisë në Zyrih.

Komentet mjekët i bënë në kuadër të tryezës mbi sfidat e shëndetësisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian./Alsat-M/