Shqipëria ka luajtur baras ndaj Maqedonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në këtë mënyrë, kombëtarja kuqezi nuk arriti të marrë pikë të plota dhe ka mbetur prapa me rivalët që e kryesojnë Grupin G.

Tash, kombëtarja jonë numëron 13 pikë dhe ndodhet në vend të tretë në tabelë.

Italia pas fitores minimale ndaj Izraelit është ngritur në kuotën e 19 pikëve dhe tash ka gjashtë pikë më shumë se Shqipëria (ndërsa para kësaj ndeshjeje kishte katër pikë më shumë).

Spanja që e shkatërroi Lihtenshtajnin (8-0) e ka forcuar pozitën e parë në grup me 22 pikë.

Duke qenë se Shqipëria dy ndeshjet e mbetura i zhvillon kundër Spanjës (mysafir, me 6 tetor) dhe Italisë (vendas, më 9 tetor), mundësitë janë të vogla që të shkojë më lartë se vendi i tretë në tabelë.