Rreziku I kancerit mund të jetë I frikshëm, mirpo fatmirësisht ekzistojnë disa metoda, me anë të së cilave ne mund ta kontrollojmë apo ta zvogëlojmë këtë rrezik. Duke bërë disa ndryshime të vogla në stilin e jetesës, ne mund të ulim gjasat për zhvillimin e kancerit.

Duhanpirja – padyshim që është një nga faktorët kryesorë që e shkaktojnë kancerin, sidomos atë të mushkërive. Tymi I duhanit përmban 250 lloje te kimikateve të dëmshme, dhe të paktën 69 prej tyre janë kancerogjene.

Alkooli- është një faktor tjetër, I cili shkakton kancerin e mëlçisë, ezofagut, gjirit dhe zorrëve. Alkooli e bënë më të vështirë riparimin e qelizave të dëmtuara, si dhe përmban substanca kimikale të ngjashme me duhanin.

Dieta e pashëndetshme- studimet e shumta kanë zbuluar se ushqimi ka një rol kyç në zhvillimin e kancerit të lukthit, zorrëve dhe gjirit. Mishi I kuq është një nga ushqimet më të dëmshme që mund t’I konsumojmë. Gjithashtu sallami, proshutat, sheqeri I rafinuar dhe ushqimet e tjera artificiale kanë një ndikim tejet negativ për shëndetin. Nga ana tjetër, preferohet që të konsumohen ushqime të pasura me vitamina minerale dhe yndyra të shëndetshme.

Aktiviteti I ulët fizik– qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe mungesa e aktiviteteve fizike, janë një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për shëndetin tuaj. Njerëzit, që qëndrojnë ulur për orë të tëra, kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të mushkërive, zorrëve dhe kancerit endometrial. Në mënyrë që të shmanget ky rrezik, duhet të ushtroni vazhdimisht dhe të jeni aktiv. /Express.