Nëse keni plan të ikni me azil në Francë apo tashmë jeni në Francë, ju njoftojmë se policia ka nisur një aksion për largimin e refugjatëve shqiptarë të vendosur në rrugët e Lionit.

Grupi i shqiptarëve është vendosur për një vit në shesh, përballë arkivave të departamenteve.

E ndërsa pas ankesave të qytetarëve për paraqitjen e problemeve të higjienës, kanalizimeve dhe shqetësimeve në lagje erdhi edhe aksioni i policisë.

Nga ana tjetër, një degë e Dalkia thotë se kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit.

Për këtë arsye, rreth 150 shqiptarëve u është kërkuar që të largohen prej andej.

Por vetëm dy orë pas fillimit të ndërhyrjes së policisë, shqiptarët u kthyen për të vendosur përsëri çadrat e tyre.