Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka nisur vazhdimin e seancës konstituive ku menjëherë ka treguar se në sallë nuk ka kuorum dhe nuk mund që të vazhdohet më tutje.

Ai ka propozuar që të shkohet në pauzë prej 15 minutash, ku pastaj edhe të shohin se çfarë pritet të ndodhë me vazhdimin e kësaj seance, transmeton Indeksonline.

“Nuk ka kuorum në Kuvend, na mungon koalicioni PAN dhe shumica e minoriteteve, une propozojë 15 minuta pauzë që të presim se çfarë po ndodhë me vazhdimin e kësaj seancës”, ka thënë Mikullovci.

Ndërkaq dihet se prezent në Kuvend nuk po janë deputetët e koalicionit PAN, ku me gjasë pa pjesëmarrjen e tyre mund edhe të dështojë kjo seancë.