Një grup i studentëve nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup, në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.mk, informojnë se një numër i konsiderueshëm i ligjëratave në lëndë të ndryshme ligjërohen në gjuhën maqedone edhepse studentët potencojnë se programet janë të akredituara për studime në gjuhën shqipe. 

Njëashtu studentët poashtu për Zhurnal.mk, potencojnë se një numër i konsiderueshëm i këtyre profesorëve që nuk njohin gjuhën shqipe janë të punësuar me kontrata të përherëshme. 

Duke u bazuar në ligjin për arsimin e lartë, studentët kërkojnë nga autoritet përkatëse duke përfshirë këtu edhe rektorin e Universitetit Nënë Tereza, që të ndërmarrin masa për eleminimin e këtyre problematikave, edhe pse rektorati edhe rektori janë fajtorët kryesor që lejuan profesorët që nuk njohin gjuhën shqipe të punësohen dhe ligjërojnë tek studentët shqiptar.

Problemet janë evidente në të gjitha fakultet që janë pjesë e Universitetit Nënë Tereza.

Arsyetimet e deritanishme të rektorit kinse nuk ka kuadër adekuat për profile të ndryshme nuk mbajn pasi egzistojnë mënyra se si mund të sigurohen profesorë që njohin gjuhën shqipe nga shtetet fqinjë si Shqipëria dhe Kosova. 

Përshkak të frikës që profesorët që nuk njohin gjuhën shqipe të hakmerren ndaj nesh, momentalisht do të mbetemi grup anonim, mirëpo kjo nuk do të jetë pët kohë gjatë nëse kjo problematikë nuk gjen zgjidhjen. 

Në vijim ua paraqesim edhe listën e stafit akademik në UNT nga faqja zyrtare , edhe pse kjo listë është më e gjatë nëse merren edhe profesorët që punojnë part time në universitet.