Ministri i ri i ekonomisë Driton Kuçi ose ka doktoruar brenda natës dhe askush nuk e ka kuptuar këtë, ose po gënjen publikisht duke falsifikuar shkallën e tij akademike, shkruan Fakte. Në revistën “Mësuesi” që e publikon komuna e Çairit Kuçi ka shkruar shkrimin “Pse është kaq i rëndësishëm për shqiptarët Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Nëna Terezë?” ku është nënshkruar me titullin akademik “Doktor shkence” (Dr.Sc.) edhe pse ai nuk ka doktoruar. Për një skandal të tillë në vend normal me ministra dhe udhëheqës normal, as nuk diskutohet doreheqja e falsifikuesit-ministër.

Ndryshe, Driton Kuçi erdhi në pozitën e ministrit të ekonomisë në vend të Bekim Nezirit pas plasjes së skandaleve me funksionarët qeveritar, pas çka Ahmeti i ndërroi tërë ekimin qeveritar. Para kësaj, Kuçi qysh në moshë adoleshente ka qenë përgjegjës i Universitetit të Tetovës në Shkup. I njëjti është nip i nënkryetarit të BDI-së dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti./FAKTE.Net

bbbb