E mërkurë, 2 Prill, 2025
Google search engine
BallinaLajmeMaqedoniSkandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku një neurolog ka ushtruar dhunë fizike ndaj kolegëve të tij në repartin e Urgjencës.

Sipas informacioneve të para, mjeku kishte pësuar një aksident me makinë dhe më pas ishte paraqitur vetë në Urgjencë për trajtim mjekësor shkruan portali Pa Censurë!

Sipas dëshmitarëve, ai ka goditur me grushta disa nga kolegët e tij, duke krijuar panik dhe tension në ambientet e spitalit. Mjeku kujdestar ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të neutralizuar situatën.

Policia ka përpiluar procesverbal për rastin dhe pritet që Prokuroria të hapë hetim për sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës. Burime nga spitali tregojnë se ky nuk është rasti i parë ku neurologu në fjalë ka pasur sjellje problematike në vendin e punës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments