Një skandal po tronditë Maqedoninë.Ministri i ri i Shëndetësisë në Maqedoni nga rradhët e LSDM-së, Venko Filipçe ka vendosur në mënyrë kategorike t’i largojë të gjitha tekstet në gjuhën shqipe në uebfaqen zyrtare të minitrisë së shëndetësisë http://zdravstvo.gov.mk/, kështu ka konstatuar gjatë një hulumtimi, portali Amerka-RADIO.

institucioneve, legjislacioni, dokumentet, shtypi, ministri, në të gjitha këto tabela me automatizëm do ta hapen informacionet vetëm në gjuhën maqedonase, alfabetin cirilik.

I pafuqishëm përballë këtij vendimi të ministrit maqedonas duket se ka mbetur ish ministri, Arben Taravari dhe partia shqiptar në pushtet, BDI.

Këta të fundit nuk kan arritur të mbrojnë përdorimin e gjuhës shqipe në ueb faqen zyrtare të kësaj ministrie që ka të bëj me ligjet dhe të gjitha shërbimet në shëndetësi ku mbi 500.000 mijë qytetarë shqiptarë në Maqedoni, me këtë vendim të ministrit maqedonas, janë të diskriminuar, për shkak se nuk mund të informohën në gjuhën e tyre amtare.

Përdorimi i gjuhës shqipe në uebfaqen zyrtare të Minnistrisë së Shëndetësisë është i pamundshëm, sepse ministri Venko Filipçe thuhet se ka qenë kategorike.

“Derisa jam unë këtu, nuk do ketë informim në shqip në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë”, citohet të ketë thënë ministri, raporton portali Amerika-RADIO.

Nga ana tjetër, me mijëra qytetar nga Maqedonia nga Struga deri në Kumanovë, ka mijëra shqiptarë të siguruar në këtë Fondin për Shëndetësi, ndërsa nuk mund të informohen me aktivitetet e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Amerika-RADIO.
Maqedonia si shtet ka më shumë se 1 milion të siguruar shëndetësor, prej të cilëve gati 600 mijë janë shqiptarë.
Për fat të keq, ata nuk kanë asnjë të drejtë të marrin informata edhe në gjuhën shqipe në uebfaqen e kësaj ministrie, http://zdravstvo.gov.mk/