Udhëtarët që erdhën dje nga Bazelli i Zvicrës po qëndrojnë në Kodrën e Diellit gjegjësisht në Hotel Sllavia. PËr TetovaSot flet njëri i cili gjendet në karantinë pas ardhjes nga Bazelli. Siç shprehet ai për TS, gjendja është skandaloze dhe aty ma shumë mund të infektohen se sa të mbrohen nga virusi Covid -19.

“Shikoni ju lutem, dhe shpërndani, mbrëmë kemi ardhur nga Bazelli, na sollën në Kodrën e Diellit, quhet hotel Sllavia, shikoni çfarë kushtet, këtu kafshët nuk qëndrojnë do sëmuremi me virusin e jo të mbrohemi, ju lutem shpërndaja opinionit që të merren masa” thotë për TS një udhëtarë i cili gjendet në Karantinë në Hotel Sllavia.

Qeveria e Maqedonisë ka organizuar charter për të gjithë ata që janë jashtë Maqedonisë së Veriut dhe dëshirojnë të kthehen, por me pagesë nga 200 euro edhe pse thanë se shpenzimet do ti mbulojë shteti.
Disa qytetarë janë dërguar në Strumicë e disa në Kodrën e Diellit.
Ndryshe në Maqedoninë e Veriut deri tani ka 285 të infektuar me virusin Corona