Në  postën  elektronike  të  potalit Fol.mk, nuk kanë  të ndalur ankesat e qytetarëve  ndaj  sjelljes së papërgjegjshme , dhe skandaloze të aviokompanaisë  Wizzair që operon prej disa viteve në Maqedoni.

Në një  video të fundit të dërguar nga një qytetarë digjital  shihet  qartë qasja e papërgjegjshme ndaj klientëve se si Kompania Wizzair diskriminon dhe tallet me udhëtaret, e sidomos kur dihet se shumica absolute prej tyre janë shqiptarë. Ne video  e më poshtme  , qytetarit  me bilete te rregullt tv  rezervuar dhe blere   nga ana e shërbyesve të aeroportit  i thuhet se: ” nuk ka vend në Aeroplan sepse WizzAir shet më shumë bileta se sa ka kapacitet Aeroplani dhe pastaj në mënyre selektive i zgjedhin klientet edhe pse kane paguar”.

Duhet potencur gjithashtu se me këtë kompani udhetojnë gati  95% Shqiptarë vetëm  për në  Zvicer, por  dhe në destinacionet tjera  numri i shqiptarëve  është shumicë absolute, ndërkoh që kompania nuk ka as edhe një të punësuar shqiptarë, stujardesë dhe personel tjetë ndihmës. Të mos flasim edhe për diskriminimin etnik që në përdorim zyrtarë kanë vetëm gjuhën maqedone , edhe pse me kushtetutën  dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe pse i cunguar , kompania ka obligim ligjor  që përvec maqedonishtes të flet edhe shqip, për më tepër kur shumicën e pasagjerëve i ka shqiptarë.

wizair

© fol.mk