“Fqinjët e mi” është titulli i një poezie nga libri i shkruar nga autori Daniell Piljakovski i botuar me përkrahjen e Agjencisë për Rini dhe Sport përmes projektit ‘Poet të rinj’.

Autori në këtë poezi ka fyer shqiptarët duke i përshkruar ata si shërbëtorë, shoferë, rrobaqepës, kontrabandues dhe madje me metaforë i ka emërtuar edhe si njerëz të pamoralshëm. Kjo e fundit mund të shihet më së miri në rreshtin ku autori thotë: ‘Неџат е Швалер’ apo ‘Nexhati është dashnor’.

Autori Piljakovski për ta kthyer këtë komedi në tragji-komedi në fund të poezisë ka dashur që të mbulojë “diellin me shoshë” duke shkruar: “Опкружен со толку СКИПТАРИ се чуствувам како цар” apo “I rrethuar me gjithë ata shqiptar, ndjehem sikur car!”

Kujtojmë opinionin se në Agjencinë për Rini dhe Sport Gazmend Ristemi është zëvendës drejtor. Ky i fundit është nga Gostivari, anëtar i partisë së Vesel Memedit i emëruar në këtë post si pjesë e koalicionit qeveritar.

Zëvendësdrejtorit Gazmend Ristemi si duket nuk i intereson fare as edhe fakti se në Këshillin për Sport të Agjencisë për Rini dhe Sport janë: kryetare e këshillit, Aleksandara Vojnevska-Zikova, anëtarë-Millan Naumovski, Kalaç Ruzhdija, Andrijana Zafirovska-Misovska, Strasho Gligorov, Vanço Dimovski dhe Primisllav Dimovski dhe asnjë shqiptarë.

Prej themelimit të kësaj agjencie, sistematikisht postin e zëvendësdrejtorit e ka ushtruar një shqiptar, por asnjëherë kjo agjenci nuk ka frymuar edhe shqip. Web-faqja e kësaj agjencie është në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën angleze./Medial.mk