Furnizimi shtesë për të pasur ujë të pijshëm në Tetovë, deridiku arriti të realizohet pas skadimit të mandatit të kryetares në largim të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi. Etjen për qytet, por dhe etje për ujë të pijshëm nuk e shuajti dot Teuta Arifi të cilën e premtoi para katër vitesh në fushatën e saj për kryetare të komunës. Kjo tregon se kuadrot e BDI-së në qytetin ku kanë marrë më tepër mbështetje asnjë premtim i tyre ndaj qytetarëve nuk është realizuar si duhet. Andaj qytetarët tetovarë sa më shumë votojnë kuadrot e BDI-së, aq më shumë qytetarët vuajnë për të drejtat e tyre themelore.

Sa i përket promovimit të ujësjellësit të ri, kuadrot e BDI-së, në krye me kryetaren në largim znj. Teuta Arifi për të poentuar pas skadimit të mandatit dhe që qytetarët e saj i la për katër vite në etje, atëherë promovimi I tyre mbetet vetëm si një kapitje pa kuptim. Tek po lexojmë dhe dëgjojmë në promovimin e ujësjellësit të ri, një drejtor, një kryetare komune dhe një zëvendëskryeministër shqiptarë që partia e tyre BDI thirret për 15 vite në zyrtarizimin e gjuhës shqipe, edhe para një nënpunësi të thjeshtë maqedon, në përurimin e ujësjellsit të ri ndjehen inferior, përulen para tij, flasin në gjuhën zyrtare…

Qytetarët nuk mashtrohen më, ata dinë ta bëjnë zgjedhjen e tyre!

©fol.mk