Skënderbeu i Shqipërisë, ka përfunduar me barazim takimin kundër klubit nga Kazakistani, Kairat Almaty, 1-1.

Takimi u zhvillua në Kazakistan, dhe është i vlefshëm për kualifikim në raundin e dytë të Ligës Evropiane.

Të dy golat i shënuan vendasit Gerard Gohou (9’), kurse Yeldos Akhmetov shënoi autogol (71’), për të barazuar rezultatin, i cili rezultat është pozitiv për Skënderbeun, duke pasur parasysh se sfidën kthyese e zhvillon si në fushën e vet, raporton KosovaPress.

Korçarët eliminuan lehtësisht skuadrën nga Andorra, me fitoren e ndeshjes së dytë 5-0, rezultati më i thellë për Skënderbeun nga 25 ndeshjet e kupave të Evropës që kanë zhvilluar.

Kairati ka një rekord prej 11 ndeshjesh pa asnjë humbje në kupat e Evropës sa i përket ndeshjeve që luan në fushën e tij. Humbja e fundit është ajo me Crvena Zvezdën në vitin 2002.