Çfarë mendojnë gjermanët për kufizimet e reja për shkak të coronavirusit? A kanë ndërmend të vaksinohen? Si e vlerësojnë ata qeverinë e tyre dhe si do të jenë marrëdhëniet me Joe Bidenit?

Përgjigjet i ofron sondazhi i opinionit publik të ARD Deutschlandtrend, raporton Deutsche Welle.

Kufizimet e reja për shkak të coronavirusit nuk dëmtojnë reputacionin e qeverisë federale, por përkundrazi: dy të tretat e qytetarëve gjermanë janë të kënaqur me punën e koalicionit qeverisës – një rekord i ri, sipas sondazheve të opinionit ARD, transmeton Telegrafi.

Angela Merkel ka mbështetje që nuk e ka pasur që nga prilli i vitit 2015. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe Ministri i Financavem Olaf Scholz po vendosin gjithashtu rekorde të reja personale, siç janë Ministri i Jashtëm, Heiko Maas dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Humori politik ndryshoi pak në nëntor krahasuar me muajin paraardhës. Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën (sot), partitë e Bashkimit të Krishterë CDU / CSU do të merrnin më shumë vota (36 për qind), Social Demokratët 15 për qind dhe të Gjelbrit 20 për qind.

Humori ekonomik i popullsisë është “ndriçuar” përsëri në tre muajt e fundit. Pas 38 për qindëve në muajin gusht, në fillim të një bllokimi të pjesshëm të ri, rreth 50 për qind e gjermanëve thanë se situata ekonomike në vend ishte e mirë ose shumë e mirë.

I njëjti numër i qytetarëve mbetet kritik për situatën ekonomike, ndërsa tre muaj më parë ishte deri në 61 për qind e gjermanëve.