Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 4.323 teste, ndërsa janë regjistruar 528 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 200, Manastir – 53, Prilep – 42, Kavadar – 34, Veles – 24, Koçan – 22, Shtip – 19, Kumanovë – 18, Ohër – 13, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 10, Kriva Pallankë dhe Probishtip nga 9, Kratovë dhe Demir Hisar nga 7, Tetova, Resnja dhe Vallandova nga 6, Gostivari dhe Negotina nga 4, Kërçova, Sveti Nikolla, Berova dhe Dellçeva nga 3, Struga, Radovishi, Vinica, Bogdanci dhe Demir Kapia nga 2, Makedonska Kamenica, Dojrani dhe Pehçeva nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 327 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 7 viktima nga coronavirusi. 4 persona të vdekur nga Shkupi (63, 66, 74 dhe 78), 2 të vdekur nga Sveti Nikolla (76 dhe 84) dhe një i vdekur nga Kavadari (65).

Po ashtu, sipas Regjistrit të Vdekjeve me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar gjashtë persona të vdekur me datë vdekje nga data 27.10.2021 deri më 08.11.2021. Janë regjistruar persona të vdekur nga Shkupi (2), Tetova (2), Kërçova (1) dhe Radovishi (1), të moshës 59-86 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 208.992, numri i të shëruarve është 193.072, numri i të vdekurve është 7.320, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.600./Telegrafi/