Në Maqedoninë e Veriut sot do të arrijnë 2 mijë vaksina kineze.

Këto vaksina, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë donacion nga Abu Dabi.

“Nga fillimi i shkurtit, kemi pasur iniciativë me ambasadorin tonë në Abu Dabi dhe sot do të arrijë një donacion nga vaksinat kineze. 2 mijë vaksina të cilat do të zbresin në aeroportin e Sofjes, ndërkaq gjatë ditës do të sillen edhe në vendin tonë”, deklaroi Filipçe para sallës “Boris Trajkovski”, transmeton TV21.

Me këto vaksina do të imunizohen qytetarët më të moshuar, të cilët priten të fillojnë të vaksinohen sërish nga e mërkura, pasi siç njoftoi Filipçe tashmë pritet të përfundojë vaksinimi i personave që punojnë në infrastrukturë të rrezikshme.