Në Maqedoni sot do të shënohet 13 vjetori i vdekjes së ish presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili ndërroi jetë në një aksident me aeroplan në afërsi të Mostarit.

Në Shkup tek varrezat në Butel, në varrin e Trajkovskit do të vendosin lule pjesëtarë të familjes së tij, disa delegacione dhe qytetarë.

Shënimi i vdekjes së Trajkovskit do të bëhet edhe para sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.