Dy marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë paralajmëruar për pasdite në Shkup.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës.

Siç tha ai, protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit rregullator.

Protesta, tha Janushev, do të fillojë para “Palloma Bjankës”.

Qëllimi i organizimit, siç kumtuan prej atje, është 10 deri në 20 automjete dhe qindra qytetarë, në shenjë pakënaqësie që të shprehet revoltë për procedurën dhe iniciativën për shtrenjtimin e rrymës.