Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahet seanca e parë për lëndën e PSP-së e njohur si “Treqind” në të cilën akuzohet ish-Ndihmës-ministri i brendshëm Gjoko Popovski për keqpërodrim të detyrës në lidhje me prokurimin e 300 automjeteve, përcjell Fol.

Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453,570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar marrëveshjen për blerje dhe mirëmbajtjen e automjeteve Porsche Macedonia DOOEL Shkup, Ka-Dis DOO Shkup, Bohemia Rous Makina DOOEL Shkup, Kolevski DOO dhe Shtëpia e automjeteve DOO Shkup e zgjedhur si oferta më ekonomike.

Në rastin “Treqind”, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, bisedat e përgjuara mund të përdoren si dëshmi. /Fol/