Gjatë ditës së sotme do të bëhet hedhja e shortit në Ligën e Kampionëve për fazën e parë kualifikuese si dhe në Ligën e Evropës për fazën parakualifikuese.

Në këto dy gara gjenden tri skuadra kosovare, ku do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Së pari nga ora 12:00 në selinë e UEFA-s në Zvicër do të bëhet hedhja e shortit për raundin e parë kualifikues të ‘Champions’-it, ku kampioni i Kosovës, Drita, në rast se vjen deri në këtë fazë, atëherë do të përballet me njërën nga skuadrat si: Celtic, Legia Warsaw, Ferencvaros.

Ndërsa, nga ora 13:00 hidhet shorti për fazën parakualifikuese në garën e dytë më të fortë të futbollit në Evropë, e ku prezent janë Gjilani dhe Prishtina.

Këtu, dy skuadrat kosovare priten të kenë punë më të lehtë së paku në letër, pasi luajnë ndaj skuadrave nga shtetet si: Gjibraltari, Andorra dhe San Marino.