Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot do ta vazhdojë Kongresin e jashtëzakonshëm, i cili ishte ndërprerë më 11 nëntor, ndërsa në të cilin duhej të zgjidhet kryetari i ri i LSM-së, përcjell Fol.

Vazhdimi i Kongresit është caktuar për në orën 12, ndërsa do të mbahet në Shkup në objektin e LSM-së. Para mbajtjes së Kongresit është paralajmëruar fjalim i kryesuesit të Kryesisë së punës të Kongresit të jashtëzakonshëm, Robert Simonoski.

Kongresi i jashtëzakonshëm i LSM-së u mbajt në Ohër dhe atëherë pritej të zgjidhet kryetari i ri LSM-së, por nuk u votua për shkak të reagimeve të një pjesë të delegatëve, të cilët e konsideruan jodemokratike zgjedhjen e kryetarit dhe për shkak të kërkesës së u.d. kryetar i LSM-së, i cili ishte edhe i vetmi kandidat i propozuar, që t’u mundësohet edhe kandidatëve të tjerë të marrin pjesë në garën për lider të LSM-së. Ishte dakorduar në afat prej 30 ditëve, Komisioni verifikues i Sindikatës t’i konfirmojë kandidatët e mundshëm të cilët do të propozohen për pozicionin e liderit në organizatë.

Kandidat i vetëm për kryetar ishte propozuar u.d. kryetari i LSM-së Darko Dimovski, i cili sipas Kryesisë dhe Këshillit i ka plotësuar kushtet. Për vendin e kryetarit në LSM konkurruan edhe Pece Grujsovski nga AOGJSH dhe Aco Antonovski nga Sindikata e Policisë, por kandidatët e tyre nuk u pranuan me arsyetim se nuk i plotësojnë kushtet. /Fol/