Sot përfundon afati për dorëzimin e nëshkrimeve nga ana e kandidatëve për president pas çka Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të konfirmojë kandidatët për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill. Deri tash nënshkrimet i ka dorëzuar kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, profesori Blerim Reka, ndërkohë pritet që sot t’i dorëzojnë kandidaturat e tyre, edhe dy kandidatët e tjerë që kanë arritur që të mbledhin numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, gjegjësisht më së paku 10 mijë nënshkrime.