Sot (04.08.2020), në ora 19:00, do të organizohet një marsh i madh protestues në Tetovë, kështu njoftojnë nga Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Marshi do të fillojë nga sheshi “Iliria” dhe do të përfundojë para EVN-së.
“I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i bashkëngjiten marshit. Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive dhe përgjegjshmëri, pasi i ndihmon procesit deri te realizimi i kërkesave të parashtruara më herët”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

Ndryshe përveç Tetovës, do të protestohet në Gostivar, Shkup dhe Kërçovë.