Sot nisin bisedimet për regjistrimin e popullsisë, transmeton gazeta LAJM. Në këto negociata opozitën maqedonase do ta përfaqësojë deputeti Ilija Dimovski, kurse në emër të pushtetit do të bisedojë drejtori i Entit për Statistika, Apostol Simovski, raporton televizioni TV24.

Takimi pritet të mbahen në Kuvend, kurse Ilija Dimovski në emër të VMRO-DPMNE-së do t’i prezantojë vërejtjet e opozitës lidhur me ligjin që e ka propozuar LSDM-ja dhe BDI-ja.

Ndër kërkesat kryesore të opozitës është që regjistrimi i popullsisë të mbahet në vitin 2021 dhe të formohet komision shtetëror për regjistrim. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.